Një 26 vjeçar dyshohet se ka rënë nga lartësia e hotelit “Grand” në Prishtinë, derisa ishte duke pastruar xhamat e një zyreje, raporton storm.
Sipas informacioneve të para, 26 vjeçari ka rënë nga kati i 13-të i ndërtesës në platonë pas hotelit dhe për pasojë të plagëve të marra dyshohet se ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhen edhe njësitet e zjarrfikësve dhe autoambulanca.
Viktima raportohet të ketë rënë nga kati i 13-të i ndërtesës dhe për pasojë të plagëve të marra dyshohet se ka ndërruar jetë.



