Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës është zhvilluar sot një protestë e pazakontë. Një qytetar, i veshur me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka dalë para Kuvendit duke kërkuar largimin e asaj që ai e quajti “uzurpatorë të institucioneve”.
Në duar mbante fletushka me mbishkrimin: “të largohen uzurpatorët për të mundësuar formimin e institucioneve”. Ai kërkoi nga qytetarët që të zgjojnë ndërgjegjen qytetare dhe të veprojnë për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe të demokracisë.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe mediave, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar lidhur me protestën.