Një zyrtar policor është arrestuar tashmë nga Inspektorati Policor i Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale në lidhje me veprën penale të spiunazhit.
Storm merr vesh se i arrestuari është Bojan Jevtiq. Ai kishte pozitë udhëheqëse në Polici dhe dyshohet se ka ndarë informacione konfidenciale të Kosovës me shërbimin sekret të Serbisë, BIA.
Arrestimi i tij në aksionin e përbashkët të AKI-së, PSRK-së dhe IPK-së, ka ardhur pas një hetimi një vjeçar që u zhvillua ndaj tij.
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi për këtë aksion që është duke ndodhur nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit.
Qytetarë serbë të Kosovës por edhe shqiptarë janë arrestuar viteve të fundit për spiunazh te BIA.
Madje, ka pasur edhe dënime të gjykatave për këtë, siç është rasti i fundit i Aleksander Vllajiq, që u dënua me 5 vjet burgim për spiunazh, vepër të cilën e pranoi vet që e ka kryer.



