spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:03
HomeSportIgli Tare s'i ndahet Ardon Jasharit, e përcjell edhe në stërvitje

Igli Tare s’i ndahet Ardon Jasharit, e përcjell edhe në stërvitje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Edhe pse mori një refuzim në mënyrë zyrtare, Milan shpreson ende te transferimi i Ardon Jasharit.

Kuqezinjtë po ndjekin nga afër përgatitjet e ekipit belg e në rast se mesfushori nuk paraqitet, atëherë do tentojnë sërish ta transferojnë.

- Advertisement -

Ajo cka jep shpresë për këtë lëvizje është vetë futbollisti që më herë i dha ok kuqezinjve.

Pavarësisht refuzimi të bërë nga drejtuesit e ekipit belg është Jashari ai që do të thotë fjalën e fundit, por si mund të veprohet?

- Advertisement -

Milan shpreson se Jashari nuk do të paraqitet me ekipin e tij, pasi është duke nisur sezoni i ri për Club Brugge.

Në rast se mesfushori nuk bashkohet me skuadrën, atëherë ai ka vendosur përfundimisht të largohet e në këtë pikë do të ndërhyjnë drejtuesit kuqezi për ta bërë të mundur kalimin e tij në Milano, por dhe ky nuk do të jetë një mision i lehtë për tu arritur.

Sipas drejtuesve të Club Brugge, 22-vjecari mund të shitet, por jo në këtë moment, por ndoshta verën e ardhshme.

Milani ka bërë disa oferta, e fundit është 33 milionë euro + 5 në formë bonusesh, që shkojnë afro 40 milionë euro në arkat e klubit.

Një shumë kjo e kënaqshme për një futbollist që ende nuk e ka provuar veten në top 5 ligat evropiane, por që gjithsesi nuk i bindi belgët, të cilët janë të bindur se mund të përfitojnë më shumë prej Jasharit.

Gjithcka do të shihet në orët e ardhshme, nëse lojtari refuzon të dalë në stërvitje, atëherë transferimi ka gjasa të ndodhë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat