spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:08
HomeKosovaDrejtësia30 ditë paraburgim për ndihmësin e Petkoviqit që foli kundër UÇK-së në...

30 ditë paraburgim për ndihmësin e Petkoviqit që foli kundër UÇK-së në Rahovec

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Igor Popovic, ndihmësdrejtori i të ashtuquajturit drejtorit të “Zyrës për Kosovën”, Petar Petkoviqit i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë.

Kjo pasi i ishte arrestuar për shkak të deklaratave fyese ndaj UÇK-së dhënë në Rahovec.

- Advertisement -

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit I.P., i dyshuar për veprën  penale Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit I.P për veprën penale Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit

Prishtinë, 20 Korrik 2025 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit I.P., i dyshuar për veprën  penale Nxitja e përçarjes dhe mos durimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit I.P., ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate në këtë rast penal dhe se cdo masë tjetër do të ishte e pamajftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, si dhe  pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat