spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
04:54
HomeSiguriaPoliciaNetë pa gjumë në rrugën “Muharrem Fejza”: Zhurma e veturave dhe motorëve...

Netë pa gjumë në rrugën “Muharrem Fejza”: Zhurma e veturave dhe motorëve po i tmerron banorët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Banorët e lagjes “Muharrem Fejza” në Prishtinë janë duke përjetuar net të vështira për shkak të zhurmës së pandërprerë nga vetura me muzikë të lartë dhe motorë që voziten me shpejtësi të madhe, sidomos në orët e vona të natës.

Në video-incizimet e siguruara nga qytetarët, shihet një veturë që dyshohet të jetë ndër kryesoret që shkakton këtë shqetësim. Ajo është kapur nga kamerat e sigurisë me targa 01-458-SY, duke qarkulluar në rrugë në orët e vona.

- Advertisement -

“Rreth orës 3 të mëngjesit, jemi zgjuar nga zhurma e madhe e muzikës dhe motorëve që duket se janë bërë rutinë çdo natë. Fëmijët nuk mund të flenë, të moshuarit janë të shqetësuar, dhe askush nuk po merr masa,” u shpreh një qytetar përmes një reagimi publik.

Përveç shqetësimeve, situata ka nxitur edhe përplasje verbale në rrjetet sociale. Një komentues me emrin Endrit Fazliu, i cili me gjasë del të jetë vetë shoferi që çdo natë ndez muzikën në veturë dhe shkakton shqetësim tek banorët, ka reaguar me fjalë fyese ndaj qytetarëve që ankohen.

- Advertisement -

“Shpijuna të k… shkoni katun se kurr rahat ska mju lon,” ka shkruar ai në një koment në rrjetet sociale, gjë që ka nxitur reagime të ashpra nga banorët, të cilët ndihen të kërcënuar dhe të lënë pas dore nga institucionet.

Në video-incizimet e siguruara nga qytetarët, shihet një veturë që dyshohet të jetë ndër kryesoret që shkakton këtë shqetësim. Ajo është kapur nga kamerat e sigurisë me targa 01-458-SY, duke qarkulluar në rrugë në orët e vona.

Banorët i bëjnë thirrje Policisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës që të ndërmarrin masa urgjente për të siguruar rend dhe qetësi në këtë zonë, para se situata të dalë jashtë kontrollit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat