spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:05
HomeSportSulmuesi i kombëtares transferohet në klubin e Arabisë Saudite

Sulmuesi i kombëtares transferohet në klubin e Arabisë Saudite

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj do të transferohet te Al Sharjah, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sivasspor pranoi ofertën me vlerë 2 milionë euro dhe marrëveshja cilësohet drejt finalizimit, ku mungojnë vetëm disa detaje teknike.

- Advertisement -

Më parë, klubi që zbriti në Ligën e Parë turke kishte refuzuar 1.5 milionë euro për kartonin e futbollistit.

Në anën tjetër, 28-vjeçari do të paguhet si sheik në Emirate. Manaj do të përfitojë 2.5 milionë euro rrogë në sezon nga aventura te Al Sharjah.

- Advertisement -

Te kjo skuadër, ai do të gjejë edhe lojtarin tjetër të Kombëtares, Fetah Fetahi, i cili është huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit.

Gjatë sezonit të kaluar, Rey Manaj shkëlqeu në elitën e futbollit turk, duke qenë protagonist absolut me golat e tij.

Calhanoglu rikthehet dhe shuan polemikat: Qëndroj tek Interi, Lautaron do ta përqafoj

Por, fundi i sezonit u karakterizua nga kontradiktat me stafin teknik dhe lënia jashtë skuadrës.

Duke qenë se kishte vetëm një vit të mbetur në kontratë, klubi vendosi ta shesë.

Ylli i Kombëtares shqiptare e mbyll aventurën te Sivasspor me 34 gola dhe 8 asiste në 63 ndeshje të luajtura.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat