spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:01
HomeRajoniShqipëriaNATO certifikon Aviacionin Civil Shqiptar për standardet e vlefshmërisë ajrore

NATO certifikon Aviacionin Civil Shqiptar për standardet e vlefshmërisë ajrore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ka bërë të ditur se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur zyrtarisht nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke plotësuar të gjitha standardet e kërkuara nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Kryeministri Rama këtë e cilësoi një lajm të mirë për vendin dhe një dëshmi të përparimit të Shqipërisë në përmbushjen e kritereve ndërkombëtare në sektorin e aviacionit.

- Advertisement -

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat