spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
17:22
HomeKosovaVotimi për Gjykatën Speciale?, Thaçi: Themelimi nuk ishte disponim i individit, por...

Votimi për Gjykatën Speciale?, Thaçi: Themelimi nuk ishte disponim i individit, por përgjegjësi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën ultra ekskluzive në Rubikon në Klan Kosova ka folur ndër të tjera edhe për themelimin e Gjykatës Speciale.

Thaçi, që aso kohe ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, në Rubikon sonte u shpreh se Kosova ishte përballë dy sfidave, ta themelojë Specialen në koordinim me ShBA-të dhe BE-në ose vendit do t’i imponohej një gjykatë e njëjtë, por me rol aktiv të Rusisë dhe Kinës.

- Advertisement -

“Kosova ishte përballë dy sfidave: të themelojë këtë gjykatë vet në koordinim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, ose Kosovës do t`i imponohej një gjykatë e njëjtë, por e themeluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me rol aktiv të Rusisë dhe Kinës, por që do të përkrahej edhe nga SHBA dhe BE”, u shpreh Thaçi në Rubikon.

Tutje, ai tha se Kosova e bëri zgjedhjen e parë, themelimin e Speciales në koordinim me ShBA-të dhe BE-në, zgjedhje të cilën e quajti shumë sfiduese “por më e përgjegjshme”.

- Advertisement -

“Kosova bëri zgjedhjen e parë që ishte shumë sfiduese, por më e përgjegjshme. Me garancë nga partnerët amerikanë dhe evropianë se do të punohet me legjislacionin kosovar, pra jo vetëm të merret parasysh, por, nënvizoj, detyrimisht të respektohet”, tha Thaçi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat