spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
17:02
HomeKosovaDrejtësiaThaçi: Unë sot jam i privuar përkohësisht, por populli im është i...

Thaçi: Unë sot jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-presidenti Hashim Thaçi gjatë një interviste në Rubikon ka folur për peridhën sa po qëndron në Hagë.

Thaçi duke treguar për përditshmërinë atje tha se “ky është çmimi i përballjes së mëhershme me tiranine”.

- Advertisement -

“Ky është çmimi i përballjes së mëhershme me tiranine. Unë sot jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht. E sotmja dhe e nesermja assesi nuk do t’i i kundervihen te djeshmes sime”, tha Thaçi.

Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova ka folur për arrestimin e tij nga Gjykata Speciale por edhe bashkëpunimin me shumë presidentë amerikanë.

- Advertisement -

Thaçi u shpreh se në emër të diçkaje fiktive, e shkëputën nga familja e ia morën vitet më të bukura të jetës.

“Jo nuk ndihem as i tradhtuar, as i mashtruar. Ndihem i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive pa të drejtë më shkëputën nga familja, me përjashtuan nga puna, m’i morën vitet më të bukura të jetës”, tha Thaçi.

Ish-kryeministri u shpreh se Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara nuk servuan rrëfimin e lëndës, teksa tregoi se gjatë punës së tij me disa administrata amerikane, që nga Clintoni i dytë e deri te Trumpi, ka pasur raporte të shkëlqyera.

“Perëndimi dhe SHBA-të nuk servuan rrëfimin e lëndës. Kam punuar me disa administrata amerikane, efektivisht në raporte të shkëlqyera. Nga Presidentet Klinton mandati i dytë 1996-20, Bush i Riu 2000-2008, Obama dhe Biden 2008-2016, Trump 2016-2020, në ngjarje dhe kohë të ndryshme në SHBA kam folur për Kosovën edhe me Presidentin Bush i Vjetër dhe XH. Karter”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat