spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
20:40
HomeSiguriaPoliciaDy shoferë ndëshkohen për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Dy shoferë ndëshkohen për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Rajonit të Ferizajt ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj dy shoferëve që u kapën duke drejtuar automjetet me shpejtësi të tejkaluar në rrugët e qytetit.

Rasti i parë është regjistruar më 24 korrik 2025, rreth orës 01:57, në rrugën “Rexhep Bislimi”, ku njësia e Komunikacionit Rrugor ndaloi një veturë të tipit Mercedes me targa të huaja. Shoferi, A.I. (34 vjeç), u kap duke vozitur me shpejtësi prej 83 km/h në një zonë ku kufiri i lejuar është 40 km/h. Shpejtësia u mat përmes radarit laserik.

- Advertisement -

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij u shqiptuan masat: gjobë prej 200 eurosh, ndalim i drejtimit të automjetit për tre muaj, si dhe përjashtim i menjëhershëm nga trafiku.

Rasti i dytë ndodhi më 25 korrik 2025, rreth orës 00:25, në rrugën “Brahim Ademi”, ku policia ndaloi një veturë BMW me targa vendore. Shoferi E.R. (23 vjeç) ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 100 km/h në një zonë ku kufiri maksimal është 50 km/h. Kjo shkelje u evidentua përmes veturës inteligjente të policisë.

- Advertisement -

Për pasojë, shoferit iu shqiptuan: gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative në patentë shofer, ndalim i drejtimit për gjashtë muaj, si dhe largim nga qarkullimi.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe respektimit të ligjeve në komunikacion. Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar dhe respektim të kufizimeve të shpejtësisë, në mënyrë që të shmangen incidentet dhe të mbrohet jeta e qytetarëve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat