spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:37
HomeShëndeti“Lady” – Drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë pozon me puro në dorë,...

“Lady” – Drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë pozon me puro në dorë, ndonëse veprimi ndalohet me ligj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjakovës, Adelina Shehu, është përfshirë në një veprim që bie ndesh me rregullat që vetë institucionet shëndetësore të vendit i promovojnë dhe zbatojnë.

Shehu ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shihet duke konsumuar puro në një aheng të mbajtur në ambient të mbyllur – veprim ky që përbën shkelje të qartë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ndalon rreptësisht konsumimin e duhanit në hapësira të mbyllura.

- Advertisement -

“Lady” është mbishkrimi që drejtoresha i ka vënë fotografisë.

Fakti që vetë drejtoresha e ka publikuar foton në rrjetet sociale e bën rastin edhe më të papërgjegjshëm, duke pasur parasysh se ajo merret drejtpërdrejt me fushën e shëndetësisë dhe duhet të japë shembull për respektimin e ligjit.

- Advertisement -

Personat fizik që e shkelin Ligjin për Kontrollin e Duhanit dënohen me gjobë prej 50 euro. Ndërkaq, ata fizik marrin gjobë 3000 euro.

Mbikëqyrja e Ligjit për Kontrollin e Duhanit tashmë ka kaluar në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat