spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
16:16
HomeKosovaDrejtësiaRama për Thaçin: Komandant, çka s’është as e lirë dhe as me...

Rama për Thaçin: Komandant, çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pas deklaratave nga Haga të ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili tha: “Unë jam privuar përkohësisht, por populli im është i lirë”.

Rama tha se drejtësia ndërkombëtarë “s’është as e lirë dhe as me erë të mirë”.

- Advertisement -

“Shumë e vërtetë Komandant. Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”, ka shkruar Rama.

Deklarata e Ramës vjen pas lëvdatave që mori nga Thaçi, i cili mbrëmë në një intervistë me shkrim në Klan Kosova tha se Shqipëria sot është në drejtimin e duhur, e destinuar të ketë të ardhme të sigurt perëndimore dhe sipas tij, Rama po e bën historinë europiane të shqiptarëve.

- Advertisement -

“Shqipëria sot, është në drejtimin e duhur, e destinuar të ketë të ardhme të sigurt perëndimore. Edi Rama po dëshmon vizion të shëndetshëm e modern me plot optimizëm dhe besim. Edi po e transformon dhe emancipon Shqipërinë dhe shqiptarët. Edi po e bën historinë evropiane të shqiptarëve”, u shpreh Thaçi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat