spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
16:16
HomeKosovaDrejtësiaArrest shtëpiak ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe ish-drejtoreshës së Kadastrës në Gjakovë

Arrest shtëpiak ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit dhe ish-drejtoreshës së Kadastrës në Gjakovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj ndaj katër zyrtarëve komunalë, përfshirë ish-drejtorin e Urbanizmit, A.B., dhe tre të tjerë: E.B., A.L. dhe A.K., për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Siç ka raportuar Sinjali ditë më parë, bëhet fjalë për: Arben Bakalli, ish-drejtor i Urbanizmit, Elida Bejtullahu, udhëheqëse e sektorit urbanistik, Afërdita Lama, ish-drejtoreshë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Arianit Kupa, jurist.

- Advertisement -

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë viteve 2018–2019 të pandehurit kanë lejuar parcelime të paligjshme të pronave publike në favor të disa palëve të treta, duke dëmtuar pasurinë e Komunës së Gjakovës dhe të KBI-së.

Ish-drejtori i Urbanizmit, A.B. dhe udhëheqësja e Sektorit Urbanistik, E.B. dyshohet se kanë lëshuar pëlqime të paligjshme për parcelim, ndërsa ish-drejtoresha e Kadastrës, A.L. dhe juristi A.K. dyshohet se kanë tejkaluar kompetencat ligjore duke regjistruar prona në emër të personave të tretë në kundërshtim me ligjin për kadastër dhe të drejtat pronësore.

- Advertisement -

Prokuroria kishte kërkuar paraburgim për të dyshuarit, por gjyqtari i procedurës paraprake, Sulltan Dobraj, vlerësoi se masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për këtë fazë të hetimeve.

Të pandehurit do të qëndrojnë në arrest shtëpiak deri më 23 gusht.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat