spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
12:53
HomeKosovaShtatë vjet pa Adem Demaçin, Kurti bën homazhe pranë varrit të tij

Shtatë vjet pa Adem Demaçin, Kurti bën homazhe pranë varrit të tij

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit të veprimtarit të shquar, Adem Demaçit, në 7-vjetorin e vdekjes së tij.

“Gazetar e shkrimtar, veprimtar e intelektual, i përndjekur dhe i burgosur politik, i lauruar për paqe, përfaqësues politik i luftëtarëve të lirisë, mendimtar dhe kritik, Adem Demaçi ishte mishëruar me çështjen kombëtare shqiptare. Ai ishte personalitet unik, në veprimin dhe me gjuhën e tij, në vetëmohimin për të tjerët. Lavdi jetës dhe veprës së Adem Demaçit!”, tha Kurti.

- Advertisement -

Demaçi vdiq më 26 korrik të vitit 2018. Në nderim të tij u organizuan shumë aktivitete shtetërore si dhe u mbajtën tri ditë zie në Kosovë.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet  me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat