spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
11:13
HomeKosovaKadrijaj: Kurti po e mban peng vendin, sepse nuk i ka votat

Kadrijaj: Kurti po e mban peng vendin, sepse nuk i ka votat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar para seancës së sotme konstituive të Kuvendit se vendi po mbahet peng tash e gjashtë muaj nga Kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij.

“Po shihet se Albin Kurti po e mban peng vendin tash e 6 muaj.

- Advertisement -

Është hera e parë, prej se jam deputete, që nuk kemi asnjë informacion. E kemi ditur se, nëse nuk ndodh sot, do të ndodhë nesër, por kjo zvarritje për komisionin e fshehtë dhe kandidatura e Albulena Haxhiut është dëshmi se ai nuk i ka votat.

Nëse Vetëvendosje nuk ka arritur ta sigurojë shumicën e thjeshtë për gjashtë muaj me radhë, atëherë duhet të tërhiqen.”

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat