spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
09:38
HomeKosovaSveçla pret që sonte të konstituohet Kuvendi

Sveçla pret që sonte të konstituohet Kuvendi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pret që sonte të konstituohet Kuvendi. Kështu u shpreh ai para mediave teksa ka hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë, sot përfundon afati njëmujor i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit, pas së cilës hyn në fuqi masa e përkohshme po nga Kushtetuesja, 27 korrik deri 8 gusht, brenda së cilës deputetët e zgjedhur nuk guxojnë të marrin asnjë vendim sa i përket konstituimit të Kuvendit.

- Advertisement -

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë për KosovaPress se pa konstituim të Kuvendit nuk mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ani pse tejkalohet afati tridhjetë ditorë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat