spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
09:25
HomeKosovaZjarret kërcënojnë rrjetin energjetik

Zjarret kërcënojnë rrjetin energjetik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Për shkak të zjarreve të përhapura në disa rajone të vendit, sistemi energjetik i Kosovës është vënë përballë një sfide serioze që kërkoi ndërhyrje të menjëhershme dhe masa mbrojtëse.

Në kuadër të masave parandaluese dhe me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës kritike, KOSTT ka realizuar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në Nënstacionin Prizreni 1 dhe Prizreni 3, me urdhër të Policisë së Kosovës dhe në koordinim me autoritetet përkatëse.

- Advertisement -

“Këto veprime janë ndërmarrë për të garantuar sigurinë e operimit të rrjetit dhe për të mbrojtur jetën e ekipeve të zjarrfikësve që janë të angazhuar në terren,” thuhet në njoftimin zyrtar të KOSTT-it.

Autoritetet konfirmojnë se situata është nën kontroll, dhe se po trajtohet me kujdes të shtuar në bashkëpunim me ekipet teknike të KEDS-it, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të energjisë elektrike në zonat e prekura.

- Advertisement -

KOSTT u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe ka garantuar se do të bëhen të gjitha përpjekjet për minimizimin e pasojave dhe normalizimin e plotë të furnizimit me energji elektrike.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat