spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
07:56
HomeKosovaSituata me zjarret stabilizohet në Kosovë, vetëm një zjarr ende aktiv

Situata me zjarret stabilizohet në Kosovë, vetëm një zjarr ende aktiv

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se situata me zjarret në vend është përmirësuar ndjeshëm gjatë 12 orëve të fundit.

Në një komunikatë të publikuar në Facebook, Agjencia bën të ditur se falë reagimit të shpejtë dhe efikas të Njësive Profesionale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit, me mbështetjen e saj dhe ndihmën e reshjeve të shiut, numri i vatrave aktive është ulur dukshëm.

- Advertisement -

“Aktualisht, është aktiv vetëm një zjarr në fshatin Trudë, Komuna e Prishtinës, ku ekipet janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e tij”, thuhet në njoftim.

Pasditja e së premtes ishte veçanërisht sfiduese për autoritetet, pasi disa vatra zjarri u përhapën në zona të ndryshme të vendit, duke rrezikuar sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe prona private. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve dhe ndihma nga reshjet e shiut kanë qenë vendimtare në vënien nën kontroll të situatës.

- Advertisement -

Agjencia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve dhe për shmangien e çdo veprimi që mund të shkaktojë zjarr, duke theksuar rëndësinë e raportimit të menjëhershëm të çdo rreziku te autoritetet përkatëse.

“Falënderojmë zjarrfikësit për përkushtimin e tyre të palodhshëm, Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për mbështetjen, si dhe qytetarët për bashkëpunimin e treguar”, përfundon njoftimi i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat