spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:11
HomeBotaNis dërgimi i ndihmave në disa rajone, raportohet për viktima, Britania planifikon...

Nis dërgimi i ndihmave në disa rajone, raportohet për viktima, Britania planifikon ta njohë Palestinën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Izraeli ka filluar një pauzë 10-orëshe në luftimet në tri zona të Gazës për të dytën ditë me radhë.

IDF tha se operacionet e saj në Muwasi, Deir al Balah dhe Gaza do të ndërpriten çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 20:00 sipas kohës lokale deri në njoftim të mëtejshëm për të lejuar hyrjen e ndihmave në enklavë.

- Advertisement -

Përkundër pauzës së deklaruar, raportohet për rreth 100 persona të vrarë ndërsa kërkonin ndihmë në Gaza, ka njoftuar ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Ministria tha se 67 persona u vranë në veri të Gazës dhe gjashtë të tjerë në Khan Younis në jug.

- Advertisement -

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se trupat “qëlluan me të shtëna paralajmëruese për të larguar një kërcënim të menjëhershëm që u paraqitej atyre” pasi “një grumbullim prej mijëra banorësh të Gazës u identifikua në Rripin verior të Gazës”.

“IDF është në dijeni të pretendimit në lidhje me viktimat në zonë dhe detajet e incidentit janë ende duke u shqyrtuar”, shtoi ajo, pa zbuluar shifrat e viktimave.

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së tha se një konvoj prej 25 kamionësh që transportonte ushqime kaloi kufirin e Zikim dje në mëngjes me qëllim që të arrinte në komunitetet në veri të Gazës.

Konvoji hasi “turma të mëdha civilësh që prisnin me padurim për të pasur akses në furnizimet me ushqime që u nevojiteshin me dëshpërim”.

“Ndërsa konvoji po afrohej, turma përreth u qëllua nga tanket izraelite, snajperët dhe armë të tjera”.

Pati raportime të mëtejshme për sulme izraelite në zona të tjera të Gazës që nuk u përfshinë nga pauzat ushtarake.

IDF lëshoi një paralajmërim për banorët në Gazën veriore, përfshirë qytetet Beit Lahia dhe Jabalia, duke i quajtur zonat “zona aktive luftimesh dhe jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Ndihma po dërgon edhe Izraeli dhe vende të tjera nga qielli, por mbeten pikëpyetje nëse dërgesat nga ajri janë një metodë e përshtatshme shpërndarjeje.

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se deri më tani kanë dërguar 25 ton ushqime në enklavë që kur Izraeli hapi qiellin për aeroplanët që shpërndajnë ndihma.

Por pikat e ndihmës nuk janë të synuara dhe shpesh mund të bien në duar të gabuara, kanë paralajmëruar agjencitë e ndihmës.

Kreu i agjencisë palestineze të refugjatëve të OKB-së, UNRWA, tha se ndihma me parashutë është “e shtrenjtë, joefikase dhe madje mund të vrasë civilë të uritur” nëse shkon keq, duke i kërkuar Izraelit të lejojë më shumë dërgesa me kamionë.

Ndërkohë në Britani të Madhe raportohet se qeveria e këtij vendi po përgatitet ta njoh shtetin e Palestinës.

Një ministër i lartë i qeverisë i ka thënë Sky News se Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez brenda këtij parlamenti, por paralajmëroi se kjo nuk duhet të jetë një gjest “simbolik”.

Sekretari i biznesit, Jonathan Reynolds, tha se ministrat “duan” dhe “do” ta njohin shtetin palestinez.

“Pyetja është – si mund ta përdorim këtë në një mënyrë që i jep një përparim të vërtetë një procesi të vërtetë paqësor?. E di që shumë vende anembanë botës e kanë bërë tashmë këtë. Për të qenë i sinqertë, për të qenë i sinqertë, kjo nuk i ka ndaluar skenat e tmerrshme për të cilat po flasim këtë mëngjes. Pra, duhet ta shfrytëzojmë këtë moment – mund ta bësh vetëm një herë. Përdore në një mënyrë që të sjellë përparimin që na nevojitet. Dhe SHBA-të janë vërtet të rëndësishme në këtë”, tha ai.

Ndërsa, presidenti amerikan, Donald Trump ka theksuar rëndësinë e sigurimit të lirimit të pengjeve izraelite të mbajtura në Gaza.

Gjatë një takimi me shefen e BE-së Ursula von der Leyen dje, Trump tha se Hamasi “nuk dëshiron t’i kthejë ata, kështu që Izraeli do të duhet të marrë një vendim”.

“E di çfarë do të bëja, por nuk mendoj se është e përshtatshme ta them. Por Izraeli do të duhet të marrë një vendim”, shtoi ai.

Javën e kaluar, Trump tha se besonte se udhëheqësit e Hamasit do të “ndiqeshin” pasi bisedimet për armëpushim përfunduan me tërheqjen e ekipeve të tyre negociuese nga SHBA-të dhe Izraeli.

“Mendoj se ata duan të vdesin… Dhe duhet të jetë deri në një pikë ku do të duhet ta përfundosh punën”.

Trump u ankua gjithashtu se askush nuk e ka falënderuar për dërgimin e miliona dollarëve ndihma në Gaza.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat