Myrto Uzuni nuk i ndalë golat për ekipin e ri.
Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e parë të ndeshjes kundër DC Junajtid, ndërsa ekipi ku tani po luan, Austin, fitoi me rezultatin 2 me 4.
Goli i Uzunit në transfertë erdhi në minutën e 22-të.
Sulmuesi shqiptar shfrytëzoi si duhet pasimin dhe nuk e humbi rastin përballë portierit.
Ky ishte goli i tretë në katër ndeshjet e fundit për Uzunin.
Me këtë hap, 30-vjeçari duket se ka filluar të ambientohet si duhet dhe po kthehet në formën e tij më të mirë.