spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:57
HomeSportXhaka nuk shkon në Milan, por në Premier League

Xhaka nuk shkon në Milan, por në Premier League

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Granit Xhaka po rikthehet në Premier League, por jo në Arsenal.

Mesfushori shqiptar do ta përmbyllë aventurën me Leverkusen, për të nisur një sfidë të re me Sunderland.

- Advertisement -

Xhaka do të firmosë me ekipin anglez një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në qershorin e vitit 2028.

Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e 32-vjeçarit, Sunderland do të shpenzojë 20 milionë euro.

- Advertisement -

Gjithçka është e kryer, teksa pritet vetëm zyrtarizimi.

Kujtojmë se në garë serioze për shërbimet e mesfushorit ishte edhe Milan, por marrëveshja mes “Djallit” dhe Leverkusen nuk u arrit kurrë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat