spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
15:28
HomeKosovaDrejtësiaIsh-zyrtari i lartë i MINT-së para Prokurorisë Speciale

Ish-zyrtari i lartë i MINT-së para Prokurorisë Speciale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Irfan Lipovica, është ftuar për herë të dytë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për intervistim.

Ai nuk ka sqaruar nëse ftesa lidhet me rastin e rezervave shtetërore, ndërsa avokati i tij tha se nuk dihet arsyeja e saktë e ftesës.

- Advertisement -

Lipovica është një nga tre të dyshuarit në këtë rast, së bashku me afaristin Ridvan Muharremi dhe zyrtarin Hafiz Gara.

Në lidhje me këtë çështje, PSRK e ka ftuar edhe kryeministrin Albin Kurti si dëshmitar, por deri më tash ai nuk ka dhënë dëshminë e tij, pasi ka kërkuar që intervistimi të zhvillohet në zyrën e tij.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat