spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:19
HomeRajoniShqipëriaNë Tiranë arrestohet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare

Në Tiranë arrestohet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në pranga ra Ilir Kociaj (Koçiaj), 59 vjeç, kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare, shtetas me rrezikshmëri shoqërore, i dënuar me 18 vjet burgim.

59-vjeçari, u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën “Tiranë–Elbasan”.

- Advertisement -

Shtetasi Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

59-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. /Top Channel

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat