spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:05
HomeBotaAmerikaTsunami Alarm në Paqësor: Trump bën thirrje për qetësi dhe kujdes pas...

Tsunami Alarm në Paqësor: Trump bën thirrje për qetësi dhe kujdes pas tërmetit 8.8 ballë në Kamchatka

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar urgjentisht pas tërmetit shkatërrues prej 8.8 ballësh që goditi gadishullin Kamçatka në Rusi, duke shkaktuar alarm për tsunami në disa pjesë të globit.


Postimi i presidentit Trump në rrjetin e tij social

“Një Tsunami Warning është në fuqi për Hawaii, ndërsa një Tsunami Watch për Alaskën dhe të gjithë bregun e Paqësorit të SHBA-ve. Edhe Japonia është në rrugën e tij. Vizitoni tsunami.gov për informatat më të fundit. STAY STRONG AND STAY SAFE!” – ka shkruar Presidenti Trump në platformën Truth Social.

- Advertisement -

Qendra për Paralajmërim ndaj Tsunamive në Paqësor ka konfirmuar se dallgë me lartësi 3 deri në 10 këmbë mund të godasin brigjet e Hawait gjatë orëve të mbrëmjes. Ndërsa Alaska dhe shtetet perëndimore si Washington, Oregon dhe Kalifornia janë vënë në gatishmëri të lartë.

Tërmeti ndodhi në orën 08:25 sipas kohës lokale të Kamçatkës, me epiqendër 74 milje larg qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky, dhe me thellësi vetëm 13 milje, çka e bën tërmetin veçanërisht të rrezikshëm për krijimin e energjisë oqeanike.

- Advertisement -

Ekspertët paralajmërojnë se ky mund të jetë tërmeti më i fuqishëm në botë që nga ai i vitit 2011 në Fukushimë, Japoni, i cili shkaktoi një tragjedi bërthamore.

Në Hawaii, qytetarëve u është kërkuar të lëvizin menjëherë drejt zonave më të larta, ndërsa sirenat e tsunamit kanë jehuar në brigje, dhe telefonat celularë kanë lëshuar sinjalizime emergjente.

Në Alaska, veçanërisht në ishujt Aleutian, është shpallur alarm i plotë për tsunami, ndërsa qendrat e emergjencës në bregun amerikan të Paqësorit kanë nisur përgatitjet për valë të fuqishme dhe rryma të papritura.

Paralajmërimet janë të ngjashme me tërmetin e vitit 1952, i cili me magnitudë 9.0 lëshoi dallgë mbi 30 këmbë drejt Hawait, duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme.

Rajoni i goditur i përket të ashtuquajturës “Unaza e Zjarrit të Paqësorit”, një zonë me aktivitet të lartë sizmik ku përplasjet e pllakave tektonike kanë potencial të madh për tërmete dhe tsunami të fuqishëm.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat