spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
15:29
HomeKosovaDrejtësiaAktgjykimi ndaj Millosh Pleskoviqit shpallet sot nga Gjykata Themelore

Aktgjykimi ndaj Millosh Pleskoviqit shpallet sot nga Gjykata Themelore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të shpallë këtë të enjte aktgjykimin ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, përkatësisht në qytetin e Prizrenit.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 7 qershor 2024, Pleskoviq ngarkohet me përgjegjësi penale për ngjarjet e datës 1 shtator 1998, ku dyshohet se, në bashkëkryerje me një grup të armatosur prej 7-8 personash të nacionalitetit serb, ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve shqiptarë – R.D., B.D. dhe F.B. – si dhe në plagosjen e tre të tjerëve: Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati.

- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Prizrenit, ku viktimat, sipas hetimeve, po përpiqeshin të largoheshin drejt maleve kur janë ndaluar nga grupi i armatosur. Sipas përshkrimit të prokurorisë, pas ndalimit dhe fyerjeve verbale në gjuhën serbe, Pleskoviq, i identifikuar si pjesëtar i grupit, ka shtënë me armë zjarri të llojit “Kallashnikov”, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tre civilëve.

Sipas të dhënave të aktakuzës, trupat e viktimave janë kthyer te familjarët pas një jave dhe në gjendje të rëndë fizike. Në mesin e dëshmive, përmenden plagë të rënda dhe dëmtime të mëdha trupore në trupat e të ndjerëve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat