spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
22:01
HomeKosovaHargreaves: Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë krenare ta quajnë Dua Lipën...

Hargreaves: Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë krenare ta quajnë Dua Lipën të tyren

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, dje mori pjesë në ceremoninë e dhënies së shtetësisë kosovare për këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa, e cila është edhe shtetase e Mbretërisë së Bashkuar atje ku ka nisur dhe zhvilluar karrierën e saj.

Hargreaves tha se të dyja këto vende, Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar, janë krenare që e kanë Dua Lipën të tyren.

- Advertisement -

“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë krenare ta quajnë Dua Lipën të tyren. Faleminderit Presidente Osmani që më ftuat në një ceremoni të veçantë për dhënien e shtetësisë së Kosovës Dua Lipës. “Pata nderin të takohesha me Dua Lipën dhe të festonim këtë talent të jashtëzakonshëm britaniko-kosovar”, ka shkruar ai.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

- Advertisement -

Ndërkaq, tha se me padurim e pret performancën e Dua Lipës sonte në Sunny Hill Festival.

“Ejani dhe vizitoni British Corner tonë në festival!”, shtoi ai.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Presidentja Vjosa Osmani dje përmes një dekreti presidencial ia dha nënshtetësinë kosovare Dua Lipës.

Përveç atë Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, Lipa ka nënshtetësinë edhe të Shqipërisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat