spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
12:43
HomeKosovaBashkimi Evropian: Dialogu Kosovë-Serbi, kusht kyç për integrimin në BE

Bashkimi Evropian: Dialogu Kosovë-Serbi, kusht kyç për integrimin në BE

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Bashkimi Evropian (BE), si ndërmjetësues i dialogut, po punon me palët drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke adresuar të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Kështu janë përgjigjur zyrtarët e Brukselit, pasi që presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë bisedës me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, nënvizoi rëndësinë e bisedimeve Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

“BE-ja pret që Serbia dhe Kosova të përmbushin shpejt angazhimet e tyre ndaj Dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë midis normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre drejt BE-së. Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja,” u nënvizua nga zyra e shtypit të Komisionit Evropian.

Pasi që në qershor u zhvillua një takim në nivel kryenegociatorësh, Bashkimi Evropian shpreh gatishmërinë që të organizojë raundin e ardhshëm të bisedimeve sapo palët të sinjalizojnë gatishmërinë për t’u takuar.

- Advertisement -

Kjo, sipas zyrtarëve evropianë, vlen edhe për organizimin e takimit në nivelin më të lartë politik.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat