Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për vizitën zyrtare të Zëvendësndihmëssekretarit të Mbrojtjes, David Baker, dhe Gjeneralit Brigadier Chris McKinney.
Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, zyrtarët amerikanë u takuan me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, Komandantin e FSK-së, Gjeneral Lejtnant Bashkim Jashari, si dhe me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani.
Ambasada Amerikane, njoftoi se gjatë vizitës, Zëvendësndihmëssekretari Baker theksoi përkushtimin e SHBA-së për të forcuar partneritetin në fushën e mbrojtjes me Kosovën dhe për të thelluar bashkëpunimin në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Më të fortë dhe më të sigurt”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në rrjetet sociale.



