Sado e çuditshme t’ju duket, aplikimi i kungullit në fytyrë mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm.
Sipas ekspertëve, kungulli është i pasur me acide alfa hidroksi, të cilat ndihmojnë në eksfolimin dhe rinovimin e lëkurës.
Ai gjithashtu përmban nivele të larta të antioksidantëve të tillë si likopeni, të cilët mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e radikalëve të lira.
Është plot dhe me vitaminë C, e cila është shumë e rëndësishme për lëkurën.
Krahas forcimit të sistemit imunitar, gjithashtu vitamina C lufton dëmtimin e diellit dhe parandalon rrudhat.
Përveç këtyre, kungulli është i pasur me vitaminë E, e cila lufton inflamacionin, zvogëlon poret dhe kontrollon yndyrën e tepërt duke parandaluar shfaqjen e puçrrave dhe pikave të zeza.
Si mund ta përdorni?
Pastroni fytyrën një ose dy herë në javë me një maskë që mund ta përgatisni me këto përbërës:
- 1 filxhan kungull
- ½ filxhan kos
- 2 lugë gjelle sheqer kaf
- 1 lugë gjelle mjaltë
Aplikojeni në fytyrë dhe e masazhoni me kujdes për disa minuta.