spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:46
HomeBotaZhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, shumë të vrarë, vazhdojnë përpjekjet...

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, shumë të vrarë, vazhdojnë përpjekjet diplomatike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria e shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, njoftoi se 87 persona u vranë dhe 644 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit.

Një numër viktimash mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, derisa ambulanca dhe ekipet e mbrojtjes civile nuk ishin në gjendje t’i arrijnë.

- Advertisement -

Në total, thotë ministria e shëndetësisë, 61,020 njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023. Shifrat e saj nuk bëjnë dallim midis civilëve dhe luftëtarëve.

Victoria Rose, një kirurge plastike konsulente britanike e cila u kthye së fundmi nga Khan Younis, i ka thënë Al Jazeera-s se “nuk ka mbetur praktikisht asnjë infrastrukturë”.

- Advertisement -

“Mendoj se 69% e të gjitha ndërtesave në Gaza janë shkatërruar dhe 94% e të gjitha spitaleve janë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht”, tha ajo.

Rose tha se uria në Gaza ka një kosto “absolutisht të madhe” për ata që përpiqen të shërohen nga lëndimet.

“Fotografitë që po shohim tani tregojnë kequshqyerje në një fazë shumë të vonë, e cila është praktikisht e pakthyeshme. Përveç faktit që ndihma nuk po vjen në asnjë formë – kështu që jo vetëm që nuk po shohim furnizime të mjaftueshme ushqimore, nuk po shohim furnizime të mjaftueshme mjekësore dhe sigurisht kur ishim atje në qershor nuk kishim antibiotikët që na nevojiteshin për të luftuar këto lloj infeksionesh – kjo e përkeqëson problemin”, shtoi ajo.

Ndërkohë, në Izrael pritet të mblidhet këshilli i sigurisë, ku do të diskutohet plani i Netanuahyr për pushtimin e plotë të Gazës, por mediat raportojnë se brenda koalicionit ka tension dhe mospajtime.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, ka mbrojtur shefin e shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, gjenerallejtënant Eyal Zamir, duke thënë se është “i bindur” se do ta shprehë qartë mendimin e tij profesional në takim.

Nga ana tjetër, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka folur me homologët e tij britanikë dhe francezë në lidhje me Gazën, ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës vazhdojnë.

Ai diskutoi përpjekjet për të arritur një armëpushim me David Lammy-n, si dhe përpjekjet për të kthyer pengjet.

Dyshja zhvilloi gjithashtu bisedime mbi situatën humanitare në Gaza.

Ndërsa Rubio zhvilloi bisedime të ngjashme me Jean-Noel Barrot, ata diskutuan edhe situatën në Iran.

Rubio dhe Barrot riafirmuan angazhimin e tyre për të siguruar që Irani të mos zhvillojë ose blejë kurrë një armë bërthamore.

Ndërkohë, në Izrael dhe në SHBA janë shpeshtuar protestat për ndërprerjen e luftës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat