spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
18:10
HomeKulturëSuhareka bëhet kryeqendra e teatrit për pesë net me radhë

Suhareka bëhet kryeqendra e teatrit për pesë net me radhë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nga data 8 deri më 12 shtator, qyteti i Suharekës do të jetë nikoqir i edicionit të gjashtë të Festivalit të Teatrove, një ngjarje e rëndësishme kulturore që pritet të mbledhë trupa teatrore nga vende të ndryshme mbarëkombëtare.

Për pesë net me radhë, publiku do të ketë mundësinë të shijojë shfaqje të ndryshme teatrale që përfaqësojnë diversitetin artistik dhe kulturor të hapësirës shqiptare. Ky festival tashmë është shndërruar në një platformë të fuqishme për promovimin e artit skenik dhe për krijimin e urave bashkëpunimi ndërmjet teatrove dhe artistëve.

- Advertisement -

Drejtori i Festivalit, Butrint Lumi ka konfirmuar se përgatitjet po ecin sipas planit dhe atmosfera mbetet pozitive në prag të hapjes së festivalit.

Festivali i Teatrove në Suharekë vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të teatrit në rajon, duke sjellë energji të reja në jetën kulturore të qytetit dhe duke ofruar skenën për artistë të shumtë që duan të ndajnë historitë e tyre me publikun.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat