spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:05
HomeSportFjalët e para të Jasharit pasi shkeli tokën italiane

Fjalët e para të Jasharit pasi shkeli tokën italiane

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ardon Jashari zbarkoi mbrëmjen e së martës në Milano, pas finalizimit të marrëveshjes mes Club Brugge dhe Milanit për transferimin e tij në “San Siro”.

Ylli shqiptar mbërriti në qytetin e modës rreth orës 23:00, ku u prit nga gazetarë dhe disa tifozë kuqezi, të cilët e përshëndetën dhe e mbështetën që në momentet e para.

- Advertisement -

“Shumë i lumtur, shumë i lumtur,” ishin fjalët e para të Jasharit në Milano, teksa Rossonerët fituan betejën dy mujore për ta sjellë atë në skuadër.

23-vjeçari thuhet se i ka kushtuar Milanit në total 38 milionë euro, përfshirë bonuset.

- Advertisement -

Ai do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore këtë të mërkurë dhe më pas pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me gjigantin italian, me një pagë vjetore prej 2.5 milionë euro neto.

Milani ishte një ëndërr e Jasharit që nga fëmijëria. Ai refuzoi oferta nga klube të mëdhenj, përfshirë disa nga Premier League, për të veshur fanellën kuqezi.

Pas disa javësh ngecjeje, ku nervozizmi mes palëve u rrit, dje Brugge ra dakord për idenë e shitjes.

Vendimtare ishte këmbëngulja e vetë lojtarit, i cili komunikoi qartë me klubin belg dëshirën e tij për të kaluar te Milani.

Një kontakt vendimtar mes drejtuesve të dy klubeve ndodhi gjithashtu së fundmi, ku Milani ofroi një metodë pagese më të shpejtë dhe ndoshta një rritje të lehtë të ofertës, duke zbutur pozicionin e Brugge.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat