spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:10
HomeSiguriaPoliciaSekuestrohet kokainë dhe para të gatshme, arrestohen gjashtë persona

Sekuestrohet kokainë dhe para të gatshme, arrestohen gjashtë persona

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion të gjerë antidrogë me emrin kodues “Lugu”, gjatë të cilit janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në trafikim me substanca narkotike. Aksioni, i kryer në koordinim me Prokurorinë Themelore dhe Gjykatën në Prishtinë, rezultoi me sekuestrimin e rreth 300 gramëve kokainë dhe mbi 13 mijë euro para të gatshme.

Pamje te Policise se Kosoves

Operacioni filloi rreth orës 12:00 dhe u zhvillua në tetë lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës, përfshirë shtëpi, banesa dhe objekte përcjellëse. Me vendim të prokurorit, u mbyll edhe një lokal i identifikuar si “free shop”, i cili dyshohet se shërbente për veprimtari të paligjshme.

- Advertisement -

Në terren morën pjesë njësitë elite të Policisë, përfshirë Njësinë Speciale Operative, njësinë K9, Teknikën Kriminalistike dhe njësi patrulluese. Përveç drogës dhe parave, autoritetet sekuestruan edhe 2 pajisje DVR, 5 vetura me targa vendore dhe prova të tjera materiale që lidhen me aktivitetin kriminal.

Sipas Policisë, vlera e drogës së konfiskuar arrin rreth 18,000 euro në tregun ilegal. Të dyshuarit janë dërguar për intervistim në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

- Advertisement -
Pamjet: Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftën kundër shpërndarjes së narkotikëve, duke paralajmëruar vazhdim të hetimeve dhe aksioneve të ngjashme në të ardhmen.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat