spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:17
HomeKosovaRubio paralajmëron Serbinë për qëndrimin ndaj Kosovës dhe Bosnjës

Rubio paralajmëron Serbinë për qëndrimin ndaj Kosovës dhe Bosnjës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq.

Departamenti i Shtetit ka njoftuar se Sekretari Rubio i ka komunikuar Gjuriqit rëndësinë e de-përshkallëzimit të situatës me Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën.

- Advertisement -

“Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takua me ministrin e Jashtëm serb Marko Gjuriq. Ata ranë dakord që Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të zhvillojnë një dialog strategjik dypalësh më vonë këtë vit për të thelluar lidhjet ekonomike dhe të sigurisë. Ata diskutuan gjithashtu rëndësinë e uljes së tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me Kosovën dhe në Bosnjë e Hercegovinë, për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të përgatitur terrenin për rritje ekonomike dhe prosperitet. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një marrëdhënie të dobishme reciprokisht me Serbinë, që i shërben qytetarëve tanë dhe interesave tona”, thuhet në komunikatë.

Gjatë ditës për takimin Rubio ka shkruar në platformën “X”, ku ka shprehur përkushtimin për marrëdhënie të mira mes dy vendeve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat