spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:56
HomeKulturëMet Bega, emër i paharrueshëm i humorit dhe batutës shqiptare

Met Bega, emër i paharrueshëm i humorit dhe batutës shqiptare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 7 gusht të vitit 1946 lindi aktori i mirënjohur i humorit, Met Bega.

Në këtë përvjetor, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, kujtoi me mirënjohje, ikonën e humorit dhe mjeshtrin e batutës, Met Bega, një figurë mjaft e dashur për publikun shqiptar.

- Advertisement -

Met Bega lindi në Tiranë, më 1946-ën dhe pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi në Estradën e Tiranës. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Met Bega është nderuar me çmime të ndryshme.

Përveç interpretimeve në Estradë, Met Bega do të mbahet mend për interpretimet e tij në kinematografi, në filmat komedi aq të dashur për publikun, si: “Dy herë mat”, “Edhe ashtu edhe kështu”, “Stolat në park” dhe “Telat për violinë”.

- Advertisement -

Aktori ndërroi jetë në vitin 2015. Prej shumë kohësh ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat