spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
12:05
HomeKosovaRama kërkon rezolutë nga Kuvendi: Mos heshtni për padrejtësitë në Hagë

Rama kërkon rezolutë nga Kuvendi: Mos heshtni për padrejtësitë në Hagë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas protestës që u mbajt sot në sheshin kryesor të Prishtinës në mbështetje të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj që vazhdojnë të jenë në paraburgim në Hagë.

Rama pyet politikanët se përse akoma “Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish”. Duke shtuar se “të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!”.

- Advertisement -

“Ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin”, shton Rama.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

🇽🇰Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!

Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet🇦🇱

Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore🇦🇱🦅🇽🇰

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat