spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
14:38
HomeKosovaDrejtësiaIgor Popoviq e pranon dënimin, por mund të shpëtojë nga burgu me...

Igor Popoviq e pranon dënimin, por mund të shpëtojë nga burgu me gjobë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, sot (8 gusht) është mbajtur seanca dëgjimore ndaj Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, ku është aprovuar marrëveshja për pranim të fajësisë e arritur mes tij dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Popoviq është sjellë i prangosur në gjykatë dhe është paraqitur para gjyqtarit Kujtim Krasniqi dhe prokurores speciale Firkrije Zejnullahu. Me marrëveshjen e aprovuar, propozohet dënimi prej 6 muaj burgim, i cili zëvendësohet me 3 mijë euro gjobë, si dhe dënimi plotësues – dëbim nga territori i Republikës së Kosovës për një periudhë prej 2 vitesh.

- Advertisement -

Fillimisht prokurorja tha se marrëveshja është lidhur në përputhje të plotë me dispozitat ligjore, se i akuzuari është konsultuar mjaftueshëm me mbrojtësit e tij, dhe se kjo marrëveshje i përmbush të gjitha kriteret për t’u aprovuar nga gjykata.

Edhe tani vazhdoi avokati Millosh Deleviq, i cili tha se qëndron pranë marrëveshjes së arritur dhe se janë plotësuar kushtet sipas dispozitave ligjore.

- Advertisement -

Ai ishte arrestuar më 19 korrik në pikën kufitare të Bërnjakut. Ndaj tij, PSRK-ja më 5 gusht kishte ngritur aktakuzë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, për një fjalim kundër UÇK-së, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas PSRK-së, më 18 korrik 2025, rreth orës 12:00, në Rahovec, Popoviq me dashje dhe qëllim kishte nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat