spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:09
HomeSiguriaPoliciaDy persona arrestohen për vjedhje të pyllit në Zveçan

Dy persona arrestohen për vjedhje të pyllit në Zveçan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Zveçan, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e pyllit”.

Sipas njoftimit, rasti është raportuar më 7 gusht 2025 rreth orës 18:20, ndërsa njësitë policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

Aty janë identifikuar dy të dyshuarit, E.B. (34 vjeç) dhe S.B. (42 vjeç), të cilët u kapën me traktor dhe rimorkio të ngarkuar me dru të prerë në mënyrë të kundërligjshme.

“Pas intervistimit nga hetuesit policorë, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit të Shtetit, ndërsa ndaj tyre është iniciuar procedurë penale”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Policia njofton se do të vazhdojë përpjekjet për të parandaluar dhe luftuar veprat penale që dëmtojnë mjedisin dhe rendin publik, dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë përmes numrit 192 ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat