spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
14:37
HomeKosovaDrejtësiaIgor Popoviq pranon fajësinë, Prokuroria Speciale mbështet vendimin e Gjykatës

Igor Popoviq pranon fajësinë, Prokuroria Speciale mbështet vendimin e Gjykatës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pasi vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë kundër të pandehurit Igor Popoviq.

Në reagim thuhet se  Prokuroria Speciale riafirmon përkushtimin e saj për ndjekjen dhe hetimin e këtyre veprave penale, të cilat cenojnë rëndë vlerat demokratike dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Popoviq është akuzuar se, me dashje dhe qëllim, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, më datë 18 korrik 2025, rreth orës 12:00, në Rahovec.

Për arrestimin e tij, Serbia kishte propaganduar duke ndërtuar një tregim se “Kosova po diskriminon serbët”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat