Policia e Kosovës shpall në kërkim tre persona për vrasjen e trefishtë në Gjilan
Gjilan, 10 gusht 2025 – Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim tre persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e trefishtë që tronditi sot qytetin e Gjilanit.
Sipas njoftimit zyrtar, të kërkuarit janë:
- Mefail Shkodra (i lindur më 20.08.1972, nga Gjilani)
- Edonis Shkodra (i lindur më 13.03.2003, nga Gjilani)
- Engjull Shkodra (i lindur më 25.06.1998, nga Gjilani)
Policia, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka lëshuar këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
Qytetarët që kanë informacione mbi vendndodhjen e tyre, u bëhet thirrje të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, në adresën e emailit info@kosovopolice.com, ose në numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201.
Policia ka theksuar se të gjitha informacionet e ofruara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Ky zhvillim vjen pas incidentit tragjik të mesditës së sotme në qendër të Gjilanit, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën dy të tjerë, në një rast që dyshohet të ketë lidhje me konfliktet e vjetra financiare dhe fajdet.



