spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:41
HomeKosovaFaton Peci paditet për shpifje (Dokumenti i plotë)

Faton Peci paditet për shpifje (Dokumenti i plotë)

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci së shpejti mund të jetë i pranishëm para organeve të drejtësisë.

storm•/Drejtësi: Kjo mund të ndodh pasi i njëjti është paditur nga drejtori i Institutit të Bujqësisë, Fehmi Geci, i cili është i pezulluar përkohësisht.

- Advertisement -

Geci e ka paditur Pecin për shpifje e fyerje publike, që sipas tij janë bërë në Kuvendin e Kosovës.

Padia është dorëzuar të martën nga avokati Hajzer Salihu.

- Advertisement -

Derisa në të njëjtën, është sqaruar se ministri Peci më 12 shtator të këtij viti, kishte shpifur në Kuvend, ku kishte folur për projektin e inventarizimit të tokave bujqësore në vlerë të 1.4 milionë eurove.

Ndërkohë, Geci në cilësinë e paditësit, më 1 tetor, kishte dërguar një kërkesë, me anë të së cilës, kishte kërkuar nga ministri Peci që ta demantojë deklaratën e thënë, duke i kërkuar prova për një gjë të tillë.

Në këtë padi, thuhet se Peci me deklarimet e tij të pabazuara, i ka shkaktuar dëm të pariparueshëm.

Peci me këtë rast akuzohet se ka shkelur Ligjin Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes.

Në këtë padi është sqaruar se Geci kishte dëshmuar në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit e jo të dyshuarit.

Madje çështja për të cilën kishte folur ministri, kishte marrë epilog më 28 gusht, ku Prokuroria Themelore në Pejë kishte nxjerrë aktvendim duke vendosur se nuk ekziston dyshim i arsyeshëm së kanë kryer veprën penale për të cilën janë të dyshuar.

Paditësi përmes avokatit të angazhuar, ka kërkuar nga Gjykata Themelorë në Prishtinë që të obligoj ministrin Peci që t’ia paguaj 45 mijë euro kompensim shkaku i dëmtimit të reputacionit, të shkaktuar me deklaratën e dhënë.

Dikumenti i plotë:

Padi per shpifje

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat