spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:09
HomeShëndetiKjo është gjendja e Bujar Hoxhës, i cili u plagos dje në...

Kjo është gjendja e Bujar Hoxhës, i cili u plagos dje në Gjilan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pacienti 41-vjeçar, i plagosur një ditë më parë në Gjilan me armë zjarri, është në gjendje stabile pas ndërhyrjes kirurgjikale në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK.

Drejtori i Kirurgjisë Abdominale, Enver Fekaj, tha se pacienti ka pësuar lëndime të shumta, përfshirë edhe dëmtim serioz në abdomen.

- Advertisement -

“Bëhet fjalë për një pacient 41 vjeçar, Bujar Hoxha nëse nuk gaboj është emri i pacientit. Ai ka pasur lëndime në kokë, disa gërvishtje në dy duart, dy ekstremitetet e sipërme. Lëndimin më serioz e ka pasur në abdomen. Lëndimet në kokë, për këto lëndime janë kompetentë neurokirurgët, janë thirrur në konsultim dhe ata kanë bërë përpunim plage, por gjendja e vetëdijes nuk ka qenë e kompromituar dhe s’ka pasur nevojë për ndërhyrje urgjente nga ana e kirurgut, por për një përcjellje të vazhdueshme,” tha Fekaj.

Sipas tij, dëmtimi në abdomen është shkaktuar nga veprimi i armës së zjarrit dhe ka prekur zorrën e hollë.

- Advertisement -

“I ka pasur pesë përpunime, është bërë shkurtimi i zorrës, ngjitja e zorrës. Aktualisht e evidentova edhe personalisht, pacienti është stabil, është i vetëdijshëm, por për shkak të intervenimit kirurgjik që ka pasur normalisht që kërkon një përcjellje dinamike. Për momentin është stabil”, tha ai.

Pacienti fillimisht është pranuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pas plagosjes në Gjilan, dhe më pas është transferuar për trajtim në Kirurgjinë Abdominale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat