Ngjarja tragjike në Gjilan ku u vranë tre persona ka tronditur Kosovën. Mefail Shkodra me dy djemtë e tij, Edonisin dhe Engjullin – akoma janë në arrati. Policia e Kosovës po i kërkon ata.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për media se i kanë njoftuar të gjithë policët e Kosovës për kërkimin e tyre.
Po ashtu, janë lajmëruar pikat kufitare si dhe vija e gjelbër në operacionin kërkimor.
Ne gjitha mundësitë që i kemi, jemi duke u përpjekur të i lokalizojmë të dyshuarit. Pikat kufitare i kemi lajmëruar, ku i kemi njësitet, por edhe vija e gjelbër. Gjithë policët e Kosovës janë të njoftuar veçanërisht rajoni jonë”, ka thënë Hashani.
Policia po ashtu publikisht ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për çdo informacion rreth të dyshuarve. Ngjarja tronditëse ka ndodhur të dielën.



