spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
16:16
HomeSiguriaPoliciaEKSKLUZIVE | Arrestim në Prizren: Antidroga sekuestron mbi 4 kg kokainë, vlera...

EKSKLUZIVE | Arrestim në Prizren: Antidroga sekuestron mbi 4 kg kokainë, vlera rreth 300 mijë euro

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Njësia Rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore, ka finalizuar me sukses një operacion antidroge duke arrestuar një 31-vjeçar të dyshuar për posedim dhe shpërndarje të kokainës.

Operacioni është zhvilluar më 11 gusht 2025 në rrugën “Viljam Voker” të Prizrenit, ku i dyshuari H.K. (1994), shtetas i Republikës së Kosovës, u ndalua nga policia.

- Advertisement -

Gjatë kontrollit të autorizuar nga prokurori, në dy lokacione të ndryshme u sekuestruan:

  • 4 kg e 440 gram kokainë
  • Dy peshore elektronike
  • 260 euro para të gatshme
  • Pajisje për vakumim të qeseve plastike
  • Motoçikletë PIAGGIO VESPA
  • Telefon mobil iPhone 15 Pro Max
  • Një skalper dhe qese plastike për paketim

Sipas vlerësimeve, sasia e kokainës në tregun ilegal kap vlerën e rreth 300 mijë eurove.

- Advertisement -

I dyshuari u intervistua në prani të avokatit dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Policia e Kosovës bën thirrje për bashkëpunim qytetar, duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë që lidhet me narkotikët.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat