spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:34
HomeRajoniShqipëriaViktima e dytë nga zjarret, shumë banesa e prona të bëra shkrumb...

Viktima e dytë nga zjarret, shumë banesa e prona të bëra shkrumb e hi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin.

Pas 80-vjeçarit i cili humbi jetën një ditë më parë, pasi ndez zjarr në oborrin e banesës së tij, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në terren dhe rrezikun e madh për banorët dhe pronat e zonës, A2 CNN mëson se tjetër person dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga zjarri.

- Advertisement -

Ndërsa raportohet edhe për shumë të tjerë janë asfiksuar, A2 CNN mëson se dhjetëra banesa janë të shkrumbuara plotësisht, ndërsa fshatrat të cilat u rrethuan nga flakët një ditë më parë; Kullollas, Bletëz, Skënderbegas, Menkollare, Zenelas, Harunas, janë djegur plotësisht, ndërsa një fshat i 7-të sapo është përfshirë nga flakët dhe një tjetër shumë afër.

Situata nga zjarret në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era ka përhapur flakët dhe vatra të reja kanë dalë në zona të ndryshme. Në Skënderbegas për pak po digjet dhe fshati i fundit.

- Advertisement -

Në njësinë Kodovjat zjarri është shumë afër fshatit Posnovisht dhe pastaj fshatrat e tjerë janë zinxhir afër me njëri tjetrin.

Deri në mbrëmjen e djeshme në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim.

Situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit, me rrezik të lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat