Dr. Elvina Syla, një prej figurave të reja në skenën politike lokale, garon për herë të parë për një ulëse në Asamblenë Komunale, nën siglën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku mban numrin 12 në listë për zgjedhjet e 12 tetorit.
E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë me notën maksimale dhe përfundim studimesh në kohë rekorde, Syla përfaqëson gjeneratën e re të profesionistëve që synojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes politikës vendore.
Fushata e saj është nisur me mbështetjen e plotë të familjes, siç u pa në një fotografi promovuese të shpërndarë në rrjetet sociale me moton “Fushata e Dr. Ervina Syla fillon nga familja”.
Në mesazhin e saj politik, Syla e vendos theksin te shëndetësia si një të drejtë themelore e çdo qytetari:
“Shëndetësia është obligim i shtetit që duhet t’ia mundësojë secilit qytetar,” – shprehet ajo, duke paralajmëruar një platformë që synon rritjen e qasjes dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore në nivel lokal.