spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
14:25
HomeKosovaHumb jetën një 60-vjeçar në një aksident në Pejë

Humb jetën një 60-vjeçar në një aksident në Pejë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Pejë si pasojë e një aksidenti ku ishte i përfshirë një kamion me rimorkio.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi” në lagjen “Dardania”.

- Advertisement -

“Sot rreth orës 9:43 policia është njoftuar për një aksident në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në lagjen ‘Dardania’. Në aksident të përfshirë kanë qenë një person dhe një kamion me rimorkio. Policia dhe emergjenca dolën menjëherë në vendngjarje. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, tha Gashi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat