spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:11
HomeKosovaDrejtësiaGjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm për Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm për Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale ka refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ndërkohë, Hashim Thaçi nuk ka parashtruar një kërkesë të tillë.

“Sikurse ju kemi informuar më parë, pas refuzimit nga Trupi Gjykues të kërkesave të tyre për lirim të përkohshëm, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi i paraqitën apele Panelit të Gjykatës së Apelit. Më 13 gusht 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit i rrëzoi të tre apelet”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

- Advertisement -

Mbrojtja e Veselit kishte argumentuar se çdo rrezik i mbetur, i identifikuar nga trupi gjykues, mund të menaxhohet në mënyrë efektive përmes lirimit të përkohshëm me kushte të zbatuara nga Policia e Kosovës.

Edhe mbrojtja e Selimit i ishte referuar garancive të ofruara nga Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Ata gjithashtu kishin argumentuar se përfundimi i paraqitjes së çështjes nga Prokuroria e zbut ndjeshëm gjasat që i akuzuari të ndërmarrë veprime që do të pengonin procesin gjyqësor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat