storm•/Shqipëri: Pas një seance që zgjati pesë orë, Gjykata e Posaçme ka vendosur masat për Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çoku.
Ilir Meta është lënë në paraburgim, ndërsa për Monika Kryemadhin dhe Ema Cokun është vendosur masa e detyrimit për paraqitje, ku Kryemadhi duhet të paraqitet një herë në muaj. Ndërkohë, Pirro Xhixho ka marrë masën e detyrimit me burg dhe paraqitje. Hetimet për këtë çështje vazhdojnë.